Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Pavarësia e Shqipërisë nga Turqia, ambasadori i Ramës feston me flamur turk
Edhe pse në datën 28 nëntor, pra një ditë më parë, Shqipëria festoi 105 vjetorin e pavarësisë nga Perandoria Osmane, ose Turqia e sotme, ambasadori i Republikës tonë në Ankara, e ka festuar këtë ditë të shënuar me flamurin e Turqisë.
Një gjë e tillë ndodhi kur Gent Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, me rastin e festës së pavarësisë së organizuar në Ankara, në prani edhe të zv.kryeministrit turk, shpalosi një tortë në të cilën veç flamurit tonë kombëtar ishte i shpalosur edhe ai i Turqisë.
Një gjest i tillë është njësoj sikur Shtetet e Bashkuara ta festonin ditën e tyre të pavarësisë së bashku me flamurin e Britanisë së Madhe, apo që Spanja ta festonte me flamurin e Arabisë Saudite, po të kihet parasysh sundimin gati shtatë shekullor i arabëve në gadishullin iberik.
Duket se më shumë se sa një gabim historik, kjo ëhstë më tepër një përpjekje e Ramës për t’i marrë me të mira turqit, nën ethet e thithjes së ndonjë investimi të jashtëm, kur dihet farë mirë se në mandatin e fundit qeverisë, këto investime mund të maten me pikatore.