Flash News

KRYESORE

Pavarësia nga Spanja, sot Referendumi, tensionohet situata jashtë qendrave të votimit

Pavarësia nga Spanja, sot Referendumi, tensionohet situata jashtë

Situatë e tensionuar është krjuar jashtë qendrave të votimit në Katalonjë përpara referendumit të pavarësisë. Zyrtarët rajonalë thanë se kutitë e votimit ishin gati dhe parashikohet një pjesëmarrje të madhe.

Madridi ka premtuar që të ndalë votimin dhe dhjetëra automjete policore kanë lënë bazën e tyre për tu drejtuar drejt Barcelonës.

Gjatë natës, mijëra mbështetës separatistë pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi.

Policia thotë se ata do të dëbohen.

Organizatorët e referendumit u kishin kërkuar votuesve që të ngrihen “të mbrojnë” qendrat e votimit  dhe të presin që votimi të fillojë në orën 09:00. Ata kërkuan rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi policor.

 

 

Të fundit