Flash News

KRYESORE

Pavarësisht kritikave për Trump, 71% e amerikanëve shprehen se ekonomia po ecën mirë

Pavarësisht kritikave për Trump, 71% e amerikanëve shprehen se

CNN ka kryer një sondazh, nga i cili rezulton se 7 nga 10 amerikanë besojnë se ekonomia e SHBA-ve është në një gjendje të mirë. Në tërësi, 71 % e të anketuarve shprehen se ekonomia po ecën mirë dhe ky është vlerësimi më pozitiv në popullin e Amerikës për ekonominë kombëtare që nga viti 2001.

Pavarësisht kritikave që merr, presidenti amerikan Donald Trump duket se ka një mbështetje të mirë nga publiku sa i takon ecurisë të ekonomisë amerikane nën pushtetin e tij.

Në pyetjen se nëse do të dëshironin që Donald Trump të ishte prapë president për një mandat të dytë, vetëm 42 përqind e amerikanëve e mbështesin shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë për ta pasur një shans të dytë.

Kjo është mbështetja më e ulët në popull që një president amerikan ka pasur, pas Bill Clinton në vitin 1995 (44 përqind) dhe presidentit Ronald Regan në vitin 1983 (41 përqind). Të dy presidentët e përmendur u rizgjodhën për një mandat të dytë.

Të fundit