Flash News

KRYESORE

Pavlopulos flet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE

Pavlopulos flet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë

Në konferencën e përbashkët mes Presidentit grek Prokopis Pavlopulos, dhe atij turk, Erdogan, ai foli dhe për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

Pavlopulos u shpreh se nuk e kundërshtojnë këtë integrim por më parë Shqipëria dhe Maqedonia duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të pronës.

“Ne duam që Maqedonia dhe Shqipëria të integrohen në Bashkimin Evropian, por duhet të plotësojnë disa kushte dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare. Në shumë raste flitet me një gjuhë irredentiste, në disa të tjetra nuk respektohen të drejtat e pronës dhe ato të njeriut”, deklaroi ai.

 Ndër të tjera Pavlopulos tha se Greqia kërkon një zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme nga të dyja palët edhe për Qipron.

Të fundit