Flash News

KRYESORE

PD: 15 protestues të plagosur. Lleshaj: 5 policë në Spitalin e Traumës

E përditësuar/ 

Partia Demokratike deklaron se deri më tani 15 protestues kanë mbetur të plagosur, ndërsa policia e shtetit raporton për pesë policë të lënduar nga përplasja mes palëve.

“Janë mbi 15 protestues të verifikuar aktualisht në protestë të plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen. Nga organizatorët e protestës raportohen edhe gazetarë”, njofton PD.

Ndërsa ministri Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të dytë në Twitter, duke shkruar se 5 efektivë të policisë janë duke marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës. “5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”.

21:54-PD: Nuk e dogjën protestuesit makinën, është lënë qëllimisht nga policia

Partia Demokratike mohon t’i kenë vënë flakën protestuesit makinës pranë Parlamentit, por që është lënë qëllimisht nga policia aty.

“PD deklaron se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie”, deklaron PD në një njoftim për median.

Ora 21: 15-  Policia thirrje për tërheqje, i vihet zjarri një makine para Parlamentit

Të zhvendosur para Parlamentit, Protestuesit kanë përdorur dhe shishe me molotov, në derën kryesore.  Zjarri i është vënë dhe një makine të parkuar pranë Parlamentit. Më herë policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve.

Ora 18: 36-Me bojë dhe domate, protestuesit transformojnë Kryeministrinë

Protestuesit kanë transformuar godinën e Kryeministrisë duke e lyer me bojë blu, por duke gjuajtur dhe me domate.

Ata thirrin “Rama Ik” , ndërsa në duar mbajnë pankarta.

Ora 17:57- Të organizuar, mblidhen protestuesit e parë te Kryeministria

Disa minuta më herët nga orari i përcaktuar, janë mbledhur protestuesit para Kryeministrisë. Të organizuar me fjamuj të Partisë Demokratike, çadra e pankarta, protestuesit kërkojnë rrëzimin e Edi Ramës.

Në çadra shkruhet “ik”, mesazh drejtuar Ramës. Orari zyrtar i nisjes së protestës është ora 18:00. Kjo është protesta e 3 –të kombëtare ne 2 muaj dhe e 8-ta, bashkë me protestat tek Parlamenti.

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-13-at-18.03.43.mp4"][/video]

Të fundit