Flash News

KRYESORE

PD anulon dy aktivitete, Basha: Nuk është koha për panik, por për masa të shpejta

PD anulon dy aktivitete, Basha: Nuk është koha për panik, por

Partia Demokratike ka anuluar dy aktivitete të parashikuara për sot pasdite, pas konfirmimit të dy rasteve të para me Covid-19 në Shqipëri.

“Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha.

Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër”, njofton zyra e PD.

Nga ana tjetër, kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri.

Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi.

Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Të fundit