Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
PD: Arrestimi për ‘Përndjekje’ është akuza më e lehtë për djalin përdhunues të deputetit
Partia Demokratike përmes deputetes Jorida Tabaku është shprehur se djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, po akuzohet vetëm për veprën më të lehtë që është ajo e përndjekjes.
Tabaku tha se edhe nëse shpallet fajtor, djali i deputetit do të dënohet vetëm me 6 muaj burg.
“Opinioni publik u trondit dje, kur mësoi nga kryeministri se djali përdhunues i deputetit të tij Rrahman Rraja është arrestuar për një akuzë me të cilën ai kishte rënë vetë dakord që më 21 korrik, atë të përndjekjes së vajzës, të cilën e përdhunoi, e torturoi dhe e kërcënoi disa herë me armë. Të gjitha këto janë vepra të rënda penale, por, nën mbrojtjen e plotë të kryeministrit të vendit dhe me prokurorinë vegël të Ramës, përdhunuesi me pushtet do të gjykohet për veprën më të lehtë përndjekjen. Në vend që një përdhunues që kërcënon me armë një vajzë të pambrojtur të gjykohet për krimet e tij më të rënda, pushteti i Edi Ramës i ka garantuar lehtësim të akuzës. Nëse shpallet fajtor, i biri i deputetit do të dalë nga qelia pas 6 muajsh”, deklaroi Tabaku.
Më tej, deputetja demokrate, solli në vëmendje se e dhunuara vijon të jetë ende nën kërcënim pasi asaj nuk i është ofruar ende mbrojtje.
“Ndërkohë, deri më sot për vajzën nuk është ofruar asnjë mbrojtje. Xhisiela vazhdon të jetojë nën kërcënimin e bandës me pushtet, e cila ka garancinë e Edi Ramës për mosprekjen e tyre. Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm sot nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve”, theksoi Tabaku.
Çfarë e bën ngjarjen akoma më të rëndë, shtoi Tabaku, është se akuza për përndjekje, është ajo që ra dakord vetë përdhunuesi dhe babai i tij deputet natën e 21 korrikut.
“Prej asaj nate derisa skandali u bë publik, prokuroria nuk bëri asnjë veprim, megjithëse opozita e ka denoncuar këtë fakt, policia bëri gjithçka për të fshirë gjurmët e krimit dhe tani thjesht po bëjnë shoën e rradhës. Arrestimin për fasadë në shkëmbim të heshtjes së opinionit publik. Arrestimi i një përdhunuesi me pushtet me akuzën më të lehtë, atë të përndjekjes, është truku që Rama po përdor për të mbrojtur kriminelët që i sigurojnë atij pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë. Arrestimi për fasadë ka edhe një qëllim tjetër madhor mbylljen sa më parë të skandalit dhe të përfshirjes të niveleve më të larta të Partisë Socialiste dhe deputetit Rraja”, theksoi Tabaku.