Flash News

KRYESORE

PD bojkoton komisionin, LSI dërgon vetëm një përfaqësues

PD bojkoton komisionin, LSI dërgon vetëm një

Ditën e djeshme dy Grupet Parlamentare të PD-së dhe LSI-së bënë thirrje për mosbindje të qytetarëve.

Partia Demokratike sot ka bojkotuar komisionin e Ekonomisë, ndërsa nga LSI i pranishëm ka qenë vetëm Edmond Haxhinasto, ndërsa Përparim Spahiu ka munguar.

Ish-ministri i Transporteve i cili është shprehur pro vendosjes së tarifës 5 euro për kalimin në rrugën Durrës- Kukës gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ishte i pranishëm kur deputetët socialistë po diskutonin për ratifikimin e dy marrëveshjeve.

Kujtojmë që pas mbledhjes së mbrëmshme, Basha dhe Kryemadhi u shprehën se do të ketë protesta popullore në të gjithë Shqipërinë kundër taksave të vendosura nga qeveria e Ramës.

Të fundit