Flash News

KRYESORE

PD braktis nesër seancën e Kuvendit për Azem Hajdarin, vëmendja do fokusohet te vepra e tij më e madhe

PD braktis nesër seancën e Kuvendit për Azem Hajdarin,

Partia Demokratike beri te ditur sot se demokratët dhe qytetarët e lirë të këtij vendi do të mblidhen nesër në orën 11:00 për të kujtuar Dëshmorin e Atdheut, Azem Hajdari, veprën e tij të madhe në shërbim të vendit e demokracisë.

Në një publikim në faqen e saj Facebook pasditen e së hënës, Partia Demokratike shprehet:“Demokratë dhe qytetarë të lirë të vendit! Mblidhemi nesër në orën 11:00, për të përkujtuar Dëshmorin e Atdheut, Azem Hajdari, veprën e tij të madhe në shërbim të vendit e demokracisë. 19 vjet nga vrasja e tij, tregojmë respektin tonë për këtë luftëtar të lirisë. Në orën 11:00 tek Memoriali i Azem Hajdarit, pranë ish- selisë së PD-së në Tiranë.”

Por ky homazh i PD merr një tjetër rëndësi këtë vit. Grupi Parlamentar i PD-së do të përfaqësohet denjësisht pasi në radhët e tij ndodhet vepra më e madhe e Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina Hajdari. Deputetja e re është shprehur se një prej qëllimeve të angazhimit të saj në politikë është të vazhdojë ëndrrën e babait për një Shqipëri më të mirë dhe europiane.

Të fundit