Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
PD: Dako, simbol i pushtetit ilegjtim të Edi Ramës, duhet të paguajë me burg krimin elektoral
Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot arrestimin e kryetarit të Bashksië së Durësit, Vangjush Dako. Deputetit Klevis Balliu tha se Përgjimet e dosjes 339 provojnë qartë krimin elektoral të Dakos.
“Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është simboli i pushtetarit, i cili duhet të paguajë me burg krimin për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar. Përgjimet e dosjes 339 e provojnë qartë krimin elektoral të Vangjush Dakos, i cili është tani më i vetmuar se kurrë në publik. Edi Rama po e mbron me metoda mafioze, duke mbajtur të kyçur në sirtarët e Prokurorisë dosjen e pushtetit të tij ilegjitim, por as vetë Rama nuk guxon ta mbrojë në publik bashkëpunimin e Vangjush Dakos me kriminelët”, tha Balliu.
Më tej, deputeti demokrat, duke ju referuar përgjimeve, shtoi se Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
“Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Nga përgjimet faktohet se Vangjush Dako ka komunikuar me numrin 2 të bandës së Avdylajve, me nofkën Niçja, disa muaj para zgjedhjeve, të paktën, që në shkurt 2017. Dosja 339 fakton se Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, dy ditë pas zgjedhjeve. Nga përgjimet shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale”, u shpreh Balliu.
Çdo ditë në liri e Dakos, tha Balliu, shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarë.
“Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”, përfundoi deputeti Klevis Balliu.