Flash News

KRYESORE

PD dënon aktet e terrorit që goditën Londrën: Sulm i pabesë

PD dënon aktet e terrorit që goditën Londrën: Sulm i

Partia Demokratike e Shqipërisë ka dënuar aktin terrorist mbrëmë në Londër, që u mori jetën disa qytetarëve të pafajshëm britanikë, duke lënduar edhe disa dhjetëra të tjerë.

PD i shpreh solidaritet popullit dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri kundër terrorizmit.

Mesazhi i plotë:

Partia Demokratike dënon me indinjatë aktet e terrorit që goditën Londrën. Mendimet dhe lutjet tona sot janë pranë viktimave, tek të afermit e tyre dhe të lenduarve nga ky sulm i pabesë. Partia Demokratike sot i shpreh solidaritet popullit mik dhe autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me premtimin se do të jemi përherë në krah të çdo beteje për liri.

Të fundit