Flash News

KRYESORE

PD dënon vendimin e Ruçit: Vegël në duart e Ramës; po shkatërrohen provat

PD dënon vendimin e Ruçit: Vegël në duart e Ramës; po

Partia Demokratike ka dënuar vendimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të shtyrë për ditën e nesërme mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ku do të votohet për heqjen e imunitetit për deputetin e PS, Saimir Tahiri.

Deputeti demokrat, Eduard Halimi ka deklaruar se Ruçi provoi sot se është një vegël në duart e Edi Ramës. Sipas Halimit, çdo orë që kalon është në favor të krimit dhe të shkatërrimit të provave.  

“Edi Rama nuk e do drejtësinë prandaj qëllimisht e vonon mbledhjen e këshillit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e Saimir Tahirit. Dënoj qëndrimin e Gramoz Ruçit, i cili u provua se është një vegël në duart e Edi Ramës për ta përdorur në këto ditë të vështira. Çdo orë që kalon është në favor të krimit dhe shkatërrimit të provave”, u shpreh Halimi.

Pjesëmarrja e opozitës në mbledhjen e nesërme, në orën 11:00, u konfirmua nga Halimi gjatë deklaratë për mediat.

Të fundit