Flash News

KRYESORE

PD denoncon me foto: Polici në rresht të parë kishte armë zjarri në protestë

PD denoncon me foto: Polici në rresht të parë kishte armë

Partia Demokratike vijon me denoncimet për shkeljet e evidentuara në protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

Sipas PD, referuar kësaj fotoje policia sot ka thyer ligjin pasi njëri prej tyre ishte i pajisur me armë zjarri.

“Gjatë protestës, policia ka qenë e pajisur me armë zjarri, gjë që është e ndaluar me ligj. Policia në rresht të parë”, thuhet në njoftimin e PD.

Protesta e sotme u shoqëruar edhe me incidente, siç ishte rasti i kryeredaktorit të gazetës së RD, Blendi Kasmi, i cili u qëllua dhe u gjakos nga uniformat e policisë.

Të fundit