Flash News

KRYESORE

PD denoncon nga Kamza: Skandal shtetëror, maskat e mjekëve të skaduara që në 2011

PD denoncon nga Kamza: Skandal shtetëror, maskat e mjekëve të

Pas evidentimit të 10 rasteve të para me koronavirus në Shqipëri reagimet kanë qenë të shumta.

Pak më herët Përfaqësuesit e Grupit të Punës ngritur pranë Partisë Demokratike për monitorimin e situatës me Koronavirus, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia, inspektuan masat e marra në Qendrën Shëndetsore të Kamzës.

Në një prononcim për mediat, Bardhi akuzoi ministrinë e Shëndetësisë se ka shpërndarë maska të skaduara për personelin mjekësor.

Sipas Bardhit maskat rezultojnë të skaduara që nga 2011.

“Ministria e Shendetesise ka shperndare maska te skaduara per personelin mjekesor.

Data e skadences se maskave te shperndara eshte 20 dhjetor 2011.

Maskat e shperndara per mjeket nuk jane mjete mbrojtese, por mbetje spitalore.

Denoncimi erdhi nga mjeket, te cilet kane patur irritime ne fytyre.

Prokuroria duhet te nise hetimet per krimin shteteror te shperndarjes se maskave te skaduara.

Pergjegjese direkte eshte ministrja e shendetesise qe ka urdheruar shperndarjen e maskave te skaduara”, tha Bardhi.

Të fundit