Flash News

KRYESORE

PD denoncon sërish: 12 mijë pedagogë ende pa paga, qeveria e ka mendjen te luksi

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi thotë se 12 mijë pedagogë janë ende pa rroga dhe se janë detyruar të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Në emër të PD, Vokshi i kërkon qeverisë të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve.

I njëjti denoncim u bë dhe dje nga ish-deputetja.

Postimi i Albana Vokshit

Buxheti i koncesioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët.

12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja.

Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.

Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.

Të fundit