Flash News

KRYESORE

PD denoncon shkeljen e radhës: Nxënësit e shkollave po përdoren për propagandën e Ramës

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër shkelje të bërë nga qeveria shqiptare, e cila po shfrytëzon nxënësit e shkollave. Deputetja Albana Vokshi deklaroi se qindra fëmijë nga disa shkolla të Tiranës, Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Edith Durham, Vasil Shanto, Shkolla Baletit nuk bëjnë mësim prej dy muajsh.

Sipas saj, ata janë të detyruar që të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë.

Me një status në Facebook, ajo tregoi se si fëmijët nuk ndjekin mësimin, por detyrohen që të mësojnë prej dy muajsh koreografinë për përurimin e stadiumit.

“Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit. Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor.

Fëmijët detyrohen ta bëjnë këtë që prej tetorit, pa i pyetur njeri, nëse është shi apo është diell, nëse është ngrohtë apo është ftohtë.”, shkroi ajo, ndërsa shprehu shqetësimin se mësuesit nuk kanë bërë asnjë ankesë për këtë shfrytëzim qeveritar të fëmijëve.

Ish deputetja e PD-së shtoi se pikërisht kjo shkelje e radhës është si në spektaklet kineze komuniste, është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kësaj qeverie.

Të fundit