Flash News

KRYESORE

PD dhe LSI bëhen bashkë, Basha: Po sabotohen hetimet; çfarë pengon hapjen e negociatave

Deputetë të Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me në krye Monika Kryemadhin,  po zhvillojnë takimin e përbashkët të hapur për median, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati Lulzim Basha renditi një sërë problematikash që pengojnë hapjen e negociatave. “Kërkojmë hapjen e negociatave. Akt që ndihmon shqiptarët të dalin nga ky akt i rrezikshëm ku ndodhet sot.  Mos hapja e negociatave do të pengojë arritje në standarde”, u shpreh ndër të tjera Basha duke shtuar se duhet të plotësohen 5 kushtet e BE-së.

“Mos-hapja do të ndihmojë pushtetin e krimit të devijojë  refomën në drejtësi. Të shkatërrojë ekonominë kombëtare duke e kthyer në një ekonomi të drogës. Sot ka 1 faktor dhe një njeri të interesuar në mos-hapjen e negociatave. Ai nuk jep llogari ose Shqipëria është sot në trafikun e drogës se pse Ministri i Brendshëm, më shembullori, njeriu i ngarkuar në zgjedhjet e 2015-së si dhe në zgjedhjet e 2013- njeriu i faktuar nga partnerët italianë si i faktuar në përgshirjen e bandës Habilaj,  gjendet i lirë”, u shpreh më tej kryedemokrati Basha.

Më tej ai shton se kriteri i parë,  lufta kundër krimit dhe kundër drogës nuk ka njohur progres. Basha shprehet se po ushtrohet presion i jashtëzakonshëm për sabotimin e hetimeve për ministrin Gjiknuri dhe dy kryebashkiakët.

“Po ushtrohet presion i jashtëzakoshëm për të sabotuar hetimet; për të mos nisur hetimet ndaj Dakos, Gjiknurit, Sejdinit, të faktuar për shit-blerjen e votave. Po sabotohen hetime kyçe për të vënë para përgjegjësisë drejtorë të rëndësishëm të administratës.Problemi i vendit sot është autokracia. Ai kontrollon qeverinë, median, ekonominë, gjyqësorin”, tha ndër të tjera kryedemokrati Basha.  

Të fundit