Flash News

KRYESORE

PD dhe LSI në qeveri, Rama pezullon prokurimet publike

PD dhe LSI në qeveri, Rama pezullon prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të pezullojë pa afat prokurimet publike, në një kohë kur në Qeveri vijojnë të qëndrojnë ministrat e LSI dhe ministrat teknikë të propozuar nga PD-ja.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë dhe të gjitha ministritë, si dhe agjencitë shtetërore nuk do të mund të kryejnë procedura të prokurimeve të fondeve për një periudhë të pa caktuar.

Rama ka paralajmëruar se qeveria e re do të jetë gati në muajn shtator, ndërkohë që LSI dhe PD u janë rikthyer akuzave të rënda, ndonëse ministrat e tyre qëndrojnë ende në detyrë. Pritet edhe lëvizje masive e zyrtarëve të administratës, të emëruar nga LSI-ja.

Të fundit