Flash News

KRYESORE

PD dhe LSI organizata të dhunshme? E vërteta sipas Palmer

PD dhe LSI organizata të dhunshme? E vërteta sipas Palmer

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, shprehet se nëse në zgjedhjet e 30 qershorit do të ketë dhunë të inskenuar nga opozite, atëherë ndaj partive të tyre mund tyre mund të merren masa. Sipas tij, dhuna është një mjet i papranueshëm nga SHBA-ja, edhe pranon se komenti i tij i referohet një situate hipotetike, pasi nuk kanë informacione për incidente.

“Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Përtej kësaj nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Por, po; absolutisht është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që, në këto rrethana, t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre se dhuna është një mjet i papranueshëm. Po ashtu duam të dëgjojmë të njëjtën gjë nga qeveria. Është një gjë që e kemi theksuar vazhdimisht. Kushdo në Shqipëri duhet ta dëgjojë qartë, nga udhëheqësit e tyre, nga ata të cilët i mbështesin dhe presin udhëzime, ta dëgjojnë nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Është diçka që unë e kam theksuar disa herë dhe po e përsëris: dhuna është e papranueshme”, deklaron ai në një intervistë për Zerin e Amerikës.

Të fundit