Flash News

KRYESORE

PD dhe PS negociata të ‘nëndheshme’? Përgjigjet Gazmend Bardhi

PD dhe PS negociata të ‘nëndheshme’? Përgjigjet

Sekretati i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka mohuar kategorikisht spekulimet se palët politike kanë nisur negociata te ‘nëndheshme’ per te zgjidhur krizen politike. Në emisionin ‘5 pyetje’, Bardhi u shpreh se opozita nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me mazhorancës për sa kohë që Rama do jetë kryeministër.

“Ajo që unë mund të pohoj me 100% siguri është që as kryetari i PD, Lulzim Basha, as ndonjë drejtues tjetër i PD, nuk ka asnjë kanal konunikimi me Edi Ramën. Nuk ka për të patur asnjë kanal komunikimi me Edi Ramën, asnjë marrëveshje me Edi Ramën, sa kohë ky është kryeministër, sepse situata ku ndodhet sot vendi është për shkak të këtij njeriu. Nuk mund të negociohet me shkaktarin e situatës. Do të duhet të largohet shkaktari i situatës Edi Rama dhe, më pas, vendi do të shkojë dretj zgjidhjes, që i japin fund krizës politike apo institucionale, por negociata me Edi Ramën sa kohë ky është kryeministër i Shqipërisë, nuk ka për të patur”, nënvizoi Bardhi.

Për takimin e presidentit Meta me 11 aleatët e Partisë Demokratike, Bardhi u shpreh se “sot, presidenti i Republikës është i vetmi garant i kushtetutës që është funksional. Të gjitha institucionet e tjera që garantojnë funksionimin e shteitt të së drejtës, kanë rënë. Roli i presidentit në këtë situatë është i domosdoshëm në mbrotjtje të kushtetutës dhe parimeve kushtetuese”.

Të fundit