Flash News

KRYESORE

PD e denoncoi më parë/ Eno Bozdo: Një tjetër koncesion abuziv në ekonomi

PD e denoncoi më parë/ Eno Bozdo: Një tjetër koncesion

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Eno Bozdo, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar një tjetër koncesion abuziv në ekonomi.

Bozdo thekson se qeveria Shqiptare, siç ishte parashikuar, ka vendosur tashmë të procedojë me “Dhënien me koncesion/PPP të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”, duke shtuar se PD e ka denoncuar këtë ofertë të pakërkuar.

“Është një rast ulëritës i korrupsionit shtetëror në mes të ditës. Është një rast therës i monopolizimit klientelist të tregut”, shkruan Bozdo.

Postimi i plotë:

Një tjetër koncesion abuziv në ekonomi

Qeveria Shqiptare, sic ishte parashikuar, ka vendosur tashme te procedoje me “Dhënien me koncesion/PPP të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”.

Partia Demokratike e denoncoi kete oferte te pakerkuar sapo u realizia dhe u duk sikur qeveria u terhoq por para disa ditesh Komisioni i Prokurimit Publik i dha driten jeshile, duke treguar se nuk terhiqen pepara korrupsionit.

Pavaresisht se qeveria Rama ka thyer cdo rekord abuziv dhe korrupsioni ne lemin Koncesion/PPP, koncesioni i mesiperm, qe i jepet dhurate Kompanise “Noa Control” sh.p.k per 20 vjet, perfaqeson heren e pare dhe te vetme (deri me sot) ku nje sherbim shume i rendesishem publik, ai i inspektimit metrologjik te instrumentave mates te naftes dhe gazit, nga nje funksion publik do te konvertohet ne nje funksion privat monopol per 20 vite me rradhe.

Me pak fjale, tani nuk eshte inspektori shteteror qe do te verifikoje keto instrumenta me te cilet shqiptaret ndeshen cdo dite, por nje kompani private, e regjistruar shume pak kohe me pare, me asnje eksperience ne kete fushe, pa permendur hijet e forta te dyshimit per “akreditim fals” prane Drejtorise se Pergjithshme te Akreditimit. Inspektimi kerkon besueshmeri dhe ekperience. DPA, me gjithe problematiken e saj, e ofronte kete sherbim. “Noa Control” sh.p.k. nuk ka as besueshmeri dhe as experience. Ka thjesht lidhjen e shkurter me Ramen. Dhe kaq mjafton!

Jo pa arsye ky funksion deri me sot i takonte Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise. Per te gjithe ata qe kane sadopak njohuri nga kjo fushe, vlen te permendet se kjo drejtori shume e rendesishme (institucion kyc per mbrojtjen e konsumatorit) eshte pergjegjese per tarimin dhe kalibrimin e te gjithe instrumentave mates dhe verifikues ne territorin e Republikes se Shqiperise. Prane saj, me financim te Komisionit Evropian, jane ngritur laboratoret ku mbahen Etalonet Kombetar te mases, gjatesise, volumit, percueshmerise temperatures etj. Stafi i saj eshte trajnuar per ofrimin e sherbimeve te tilla ne 15 vitet e fundit nga eksperte te njohur te BE-se.

Pa marre parasysh asgje me siper, qeveria vendos qe ky institucion nuk “eshte me i pershtatshem” te ofroje nje sherbim te tille. Po sipas qeverise, me i “pershtatshem” na qenka “Noa Control sh.p.k”, me zero ekperience dhe staf te rajnuar, me zero besueshmeri, me zero investim. Kjo kompani do te marre per 20 vite rreth 60 milione euro, do t`i fuse ne xhepat e saj, euro te cilat sot i perfiton buxheti i shtetit.

Eshte nje rast ulerites i korrupsionit shteteror ne mes te dites. Eshte nje rast therres i monopolizimit klientelist te tregut. Eshte nje rast ku ata qe e kane konceptuar dhe miratuar kete procedure, meritojne te gjithe te perbalen me ligjet e shtetit.

Të fundit