Flash News

KRYESORE

PD e LSI bashkon votat, rrëzon projektvendimin e Vangjush Dakos në Durrës

PD e LSI bashkon votat, rrëzon projektvendimin e Vangjush Dakos në

Opozita e bashkuar ka qenë në një mendje dhe ka rrëzuar një propozim të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Bëhet fjalë për taksën e pronës propozuar nga bashkia, e cila ka kërkuar që të jetë e njëjtë si ajo e qytetit, ashtu edhe ajo e fshatit.

Mesa duket, këshilltarët e PD dhe LSI nuk kanë qenë dakord me këtë propozim dhe e kanë rrëzuar dje në mbledhjen e këshillit bashkiak duke bashkuar votat.

Ky projektvendim do të kalonte me një shumicë të cilësuar, pra 26 vota pro. Në këtë mbledhje arritën të mblidheshin vetëm 22 vota pro, ndërsa 10 këshilltarë të tjerë nuk ishin të pranishëm.

 

Të fundit