Flash News

KRYESORE

PD e paditi në SPAK për tenderin e ushqimeve, Xhaçka: E mirëpres, PD ka të drejtë…

PD e paditi në SPAK për tenderin e ushqimeve, Xhaçka: E

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh, pak pas njoftimit të PD se e kishte paditur në SPAK për tenderin e ushqimeve, se “e mirëpres padinë e PD dhe inkurajoj SPAK që ta hetojë”. Sipas Xhaçkës Partia Demokratike ka të drejtë kur thotë se “do të ishte e ulët që një ministër të përfitonte nga pandemia”.

“E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion”, shkruan Xhaçka.

Megjithatë, Ministrja, duke akuzuar PD-në për “shpikje të modelit Babale”, shprehet se kjo “është përpjekje për të sabotuar luftën e përbashkët për t`i bërë ballë armikut të padukshëm. “Por është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale në një përpjekje për të sabotuar luftën e minuar përpjekjen tonë të përbashket për t'i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm!

I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales”, shkruan Xhaçka.

Gjatë të dielës Partia Demokratike njoftoi se kishte paditur ministren Olta Xhaçka, zyrtarë të ministrisë së Mbrojtes dhe dy kompani private për abuzim me tenderin e ushqimeve të emergjencës, që kap vlerën 1.5 milion euro. Sipas PD janë kryer 6 vepra penale në këtë tender, që është fituar “nga një kompani me objekt tregtar kompjuterat”.

Të fundit