Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
PD: E pajustifikuar prania e madhe e policisë te Unaza e Re, është protestë paqësore (video)
Partia Demokratike ka reaguar pas pranisë së shtuar të forca e të policisë në zonën e Unazës së Re. nëpërmjet një videoje, u tregua numri i madh i uniformave blu, që u konsiderua si i pajustifikuar, duke qenë se protesta u zhvillua paqësisht.
Pasditen e sotme, banorët nuk e bllokuan rrugën, siç kanë bërë gjatë këtyre 12 muajve, por në mënyrë simbolike mbyllën gojën me ngjitëse dhe lidhën duart me zinxhir. Protesta e tyre u zhvendos në trotuar.
“Videoja tregon forcat e shumta policore kundër banorëve tek Unaza e Re. Prania e tyre është e pajustifikuar, pasi protestuesit janë shumica gra dhe fëmije paqësore, që vazhdojnë të mbrojnë pa u tërhequr shtëpitë e tyre nga shembja e parashikuar në projektin korruptiv 20 milionë euro për kilometër tek Unaza e Re.”, ishte reagimi i PD-së.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-12-at-18.50.20.mp4"][/video]