Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“PD e presim deri në 5 maj për Reformën Zgjedhore”, Alibeaj i përgjigjet Gjiknurit duke i kujtuar dosjen 184
Partia Socialiste i ka kërkuar Kuvendit të shtyjë afatet e punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore deri në datën 5 Maj. Kreu i komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se dritarja vijon të jetë e hapur për Partinë Demokratike. Por Gjiknuri theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të bëhen vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të zhvillohen me këtë kod.
Menjëherë është përgjigur ish-deputeti Enkelejt Alibej, që konstaton se ky është një lëshim nga ana e mazhorancës, porse nuk mjafton. Sipas tij, Gjiknuri nuk është njeriu i duhur për të vendosur ultimatum të tilla, pasi është njeriu që organizoi zgjedhjet e Dibrës, që po hetohen nga prokuroria si pjesë e dosjes 184.
“Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt, ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Por kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej.
Dhe teksa dëgjoj në fakt ato çfarë thotë zotëria që sapo dëgjova tha në fakt më shkon në mëndje një gjë fare e thjeshtë: Thënë kjo nga Damian Gjiknuri, është njeriu i cili organizoi ato zgjedhje të Dibrës të cilat tashmë janë të fshehura ne dosjen 184. Dhe çështja nuk është se do të rregullonin Komisionin e qendrës së votimit i cili realisht mund të bëhet edhe me njerëz apolitik”, sqaron ai.