Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
PD e quan skenar të vjetër thirrjen e policisë, Soreca për protestën e 16 shkurtit: Organizatorët garantojnë sigurinë e qytetarëve
Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur mbi protestën e paralajmëruar të 16 shkurtit nga opozita e bashkuar në Tiranë, me protestues nga i gjithë vendi.
Nisur nga thirrja e policisë se në protestë do të marrin pjesë edhe individë që mund të kryejnë akte dhune, ambasadori i BE apelon për zhvillimin e një manifestimi paqësor nga të gjitha palët, në një prononcim për DW.
“Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.” theksoi ambasadori Soreca.
Ai i tha DW se "nga deklaratat më të fundit të organizatorëve, kuptohet që ata duan të sigurojnë që do të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur që siguria e qytetarëve të përfshirë të jetë e garantuar. Ky është lajm i mirë dhe shpresoj që të gjitha palët e përfshira do ta respektojnë”.