Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
PD e Shkodrës i përgjigjet Topallit: Ti ndihmon Ramën në vështirësi, dikur ke promovuar Valdrinin
Partia Demokratike në Shkodër ka reaguar pas akuzave të një prej figurave më të njohura të këtij subjekti politik, Jozefina Topallit, e cila akuzoi Lulzim Bashën se ndan interesa të mëdha me kryeministrin Edi Rama dhe se ka ofenduar Shkodrën.
Sipas kësaj dege, sa herë kryeministri është në vështirësi, shfaqet ish kryeparlamentarja, e cila sulmon kryetarin e partisë dhe demokratët.
"Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha! Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise! Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!
Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!", ishte reagimi i PD-së në Shkodër në Facebook, duke shprehru çudi për këtë qëndrim.
Në këtë reagim vihet në dukje fakti se dikur Topalli ka promovuar Valdrin Pjetrin, tani kryebashkiaku i ri i Shkodrës, në poste drejtuese.
"Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e çdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike. Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!
Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.", ishte qëndrimi i PD Shkodër.