Flash News

KRYESORE

PD ftesë Genc Rulit për rikthim në PD, ky do të jetë ‘posti’ konkret që i ofroi Basha

PD ftesë Genc Rulit për rikthim në PD, ky do të jetë

Partia Demokratike ka nisur nga sot (e enjte) de facto nisjen e fushatës elektorale, duke filluar përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Kryesia e PD-së miratoi sot pas një mbledhje që zgjati rreth dy orë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave nga PD dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatêve ndahen në katër faza.

  1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit

2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Ndërkohë, këto ditë në media është përfolur rikthimi i një prej figurave të PD, ish-ministri i Financave Genc Ruli pas ftesës së Lulzim Bashës.

Madje, u mësua edhe ‘posti’ që Basha i ka besuar Rulit pas rikthimit në gjirin e PD dhe është pikërisht pjesë e 4 fazave që selektojnë emrat që do të përfaqësojnë PD në zgjedhjet e ardhshme.

Konkretisht, Rulit i është besuar faza e dytë, seleksionimi i kandidaturave të mundshme.

Bëhet fjalë për seleksionimin e kandidatëve të dalë nga faza e parë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët do të jenë ish-drejtues të lartë të partisë, personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj. Komisioni bën vlerësimin e secilit kandidat, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga udhëzimi apo jo. Në përfundim të procesit hartohen dy lista:

1.Listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit me anëtarët;

2.Listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Të fundit