Flash News

KRYESORE

PD ftesë LSI: Të braktisim mbledhjen e këshillit bashkiak; mos u bëni pjesë e aferës së ujit

PD ftesë LSI: Të braktisim mbledhjen e këshillit bashkiak; mos u

Kryetari i këshilltarëve bashkiak të PD-së në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli i ka bërë ftesë publike LSI-së që të mos marrë pjesë në mbledhjen e sotme ku Erion Veliaj do të tentojë të kalojë propozimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Olli ka kërkuar nga LSI që të bojkotojë mbledhjen në mënyrë që të mos arrihet kuorumi i nevojshëm.

“Mos u bëni pjesë e këtij votimi mafioz. Të mos shkojmë në mbledhje në mënyrë që të mos krijohet kuorumi për aferën korruptive të ujit”, ka deklaruar Olli.

Megjithatë, LSI po rrezikon të bjerë në provën të parë si parti opozitare, pasi deklaratat e zyrtarëve të saj tregojnë se vota do jetë pro Veliajt.

Edhe PDIU ia jep votat Veliajt për ujin, njësoj si LSI publikojnë disa kushte farsë

Të fundit