Flash News

KRYESORE

PD: Grabitja e tokave në bregdet nga Alket Hyseni për të ndërtuar resorte turistike me firmën e Edi Ramës

PD: Grabitja e tokave në bregdet nga Alket Hyseni për të

Partia Demokratike, përmes deputetes Albana Vokshi, u shpreh se Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste, e ka grabitur pronën në bashkëpunim me ish-kryerregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi.

“Alket Hysenin dhe Rezart Elmazin i lidh koha kur të dy kanë qenë pjesë e Task Forcës për evidentimin e pronave të tjetërsuara në Bregdetin e Jugut nga Vlora në Dhërmi. Alket Hyseni, sot, deputet i Partisë Socialiste, në kohën e tjetërsimit të kësaj prone ka qenë Kryetar i Task Forcës, ndërsa Rezart Elmazi ishte anëtar i saj. Kjo do të thotë se të dy kanë qenë në dijeni të konfliktit për pronën, e cila i ka kaluar Alket Hysenit nga një person i burgosur një vit më parë për fallsifikim dokumentash pronësie. Transaksionet me pronën e tjetërsuar në emër të Alket Hysenit janë bërë në kohën kur Rezart Elmazi është emëruar nga Edi Rama drejtor I hipotekës në Vlorë”, deklaroi Vokshi.

Deputetja e PD-së shtoi gjithashtu se Rezart Elmazi, ishte në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar që Edi Rama publikoi para zgjedhjeve, por lista e zezë vlejti sa për propagandë zgjedhore, u shpreh Vokshi, duke shtuar se Rama e ka shpërblyer pasi e ka emëruar drejtor të ALUIZNI-t në Tiranë.

“Partia Demokratike publikoi të dielën dy dokumentat që provojnë se kryeministri që bërtet se po bën shtet ka dhënë leje për ndërtimin e një resorti turstik mbi pronën e grabitur, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Leja e Edi Ramës është dhënë për llogari të mikut ndërtues Gon Papuli dhe  deputetit Alket Hyseni, që deri pak muaj më parë drejtonte  Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikëqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit”, theksoi Vokshi.

Të fundit