Flash News

KRYESORE

PD hedh poshtë pretendimet e ministrit Lleshaj për policët e plagosur

PD hedh poshtë pretendimet e ministrit Lleshaj për policët e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për numrin e policëve të dëmtuar, që sipas tij janë 10. Sipas Bardhit, dëmtimi i punonjësve të policisë është gënjeshtër, që Lleshaj po e përdor për të mbuluar gazin dhe dhunën mbi protestuesit.

“Recidivisti S.Lleshaj ka paturpesine qe te mbuloje gazin helmues dhe dhunen mbi protestuesit me rrenen e radhes per demtim te punonjesve te Policise. Asnje punonjes policie nuk eshte dhunuar nga protestuesit. Protesta ka qene live gjate gjithe kohes ne te gjitha mediat!”, shkruan Bardhi në Twitter.

Tërmi i përdorur nga Bardhi në shqip nënkupton  “një kriminel që vazhdon të kryejë krime edhe pasi të jenë dënuar”.

Të fundit