PD: Hetimi për faturat e Maznikut, do të dështojë njësoj si çështja e Veliajt

Partia Demokratike paralajmëroi se hetimi për faturat e luksit të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, do të kenë të njëjtin fat si hetimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se prokuroria po përdoret nga shumica si vegël për të mbyllur debatin publik dhe çështjet ligjore të anëtarëve të bandës së Edi Ramës.

“Mediet thonë se prokuroria ka nisur hetimet për Maznikun e bashkisë. Deri me sot nisja e hetimeve nga prokuroria ka pasur për qëllim mbylljen e debatit publik fillimisht e me pas atë juridik me deklarimin e pafajshëm ose në mos gjykim për procedurë. Prandaj këto pseudo nisje hetimesh deri me sot kanë rezultuar flluske e madhe…”, shkroi Zhupa në Facebook.

Ajo shtoi se njësoj si Fusha prokuror mbyllte çështjen e Veliajt “ vrasës” te Ardit Gjoklajt, sot PPP e Ramës do të mbyllë PPP-në, Fusha- Mazniku.

“Sot ende kemi pa asnjë rezultat hetimet për unazën, hetimet për uniformat e policisë bashkiake, etj etj.

PPP e Rames mund ti zvarris, te tentoje ti prish përkohësisht por asnjë çështje nuk do te harrohet e nuk do te kaloje pa u gjykuar!”, kujtoi zëdhënësja e PD-së.