Flash News

KRYESORE

PD i konsideron të paligjshëm/ KQZ regjistron kandidatët për kryetarë bashkie nga BD

PD i konsideron të paligjshëm/ KQZ regjistron kandidatët për

Ndonëse PD e ka konsideruar të paligjshëm regjistrimin e kandidatëve të Bindjes Demokratike në zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot t’i regjistrojë.

Arben Skënderi do të kandidojë për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja Demokratike.

Skënderi u votua me 4 vota pro nga mazhoranca dhe një votë kundër nga kryetar i KQZ, Klement Zguri, i cili kërkoi verifikimin e vërtetimeve. Arben Skënderi do jetë përballë Erion Veliajt në zgjedhje.

Skënderi, artist i njohur në arenën ndërkombëtare, ka qenë anëtar i kryesisë së PD-së, ndërsa u largua nga kjo parti pak muaj më parë.

Të fundit