Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet ministres: Publiko kontratën e blerjes së materialeve mjekësore

PD i përgjigjet ministres: Publiko kontratën e blerjes së

Partia Demokratike, sot ka denoncuar qeverinë duke e akuzuar se ka abuzuar me tenderin për materialet mbrojtëse shëndetësore. Sipas akuzave të PD-së, qeveria i ka blerë këto materiale me dyfishin e çmimit të tregut.

Pas këtij denoncimi, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, duke hedhur poshtë akuzat dhe ka sulmuar opozitën duke thënë që po përdor të njëjtën strategji.

Pas kësaj deklarate nga MSH, ka reaguar sërish Partia Demokratike ku i kërkon ministres që në vend të sulmeve ndaj opozitës të jenë transparent dhe të publikojnë kontratën e blerjes së pajisjeve mjekësore.

Reagimi i PD:

Sa herë kapet në vjedhje, në vend të transparencës, qeveria sulmon opozitën. Ministria e Shëndetësisë nuk jep asnjë shpjegim për blerjen me dyfish çmimin e tregut të pajisjeve mjekësore anti-COVID.

Nuk është koha e sulmeve bajate politike, qeveria duhet të japë përgjigje konkrete me një Po ose një Jo të thjeshtë.

A bleu qeveria 178 mijë maska me 8 mijë lekë copën, kur në farmaci ato kushtojnë 4 mijë lekë?

A bleu qeveria veshje spitalore me 28 euro, kur në treg kushtojnë gati 3 herë më pak, 9.6 euro?

A bleu qeveria, mbrojtëse për sytë me dyfishin e çmimit të tregut, nga 2.9 euro i bleu me 6 euro copën?

A i bleu qeveria edhe maskat spitalore me çmime të dyfishuara, nga 3.8 euro që janë në treg me 8 euro?

Qytetarët presin përgjigje për këto pyetje. Ata nuk duan të dëgjojnë akuza dhe sulme banale politike, por kërkojnë të vërtetën e kontratave që qeveria i ka klasifikuar si sekret shtetëror. Në vend të fjalëve boshe, Edi Rama duhet të bëjë diçka fare të thjeshtë: të publikojë kontratën e blerjes së këtyre materialeve! Pastaj qytetarët gjykojnë vetë kush thotë të vërtetën dhe kush vjedh!

Të fundit