Flash News

KRYESORE

PD i përgjigjet Ruçit, kush do të na përfaqësojë në komisionin për ngritjen e KQZ së re

Partia Demokratike i është përgjigjur kërkesës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili një ditë më parë kërkoi nga të gjitha palët politike të niste procedura për ngritjen e KQZ-së së re.

Me anë të një shkrese nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, PD bën me dije se ka përcaktuar si përfaqësues në komisionin për ngritjen e KQZ së re, ish deputetin Oerd Bylykbashin, aktualisht anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020.

“Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2143 Prot., datë 04.09.2020 dhe në përputhje me nenin 17, pika 3 dhe nenin 183 të ligjit nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Kemi autorizuar si përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë Komisionit Parlamentar, që do të marrë pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së, z. Oerd Bylykbashi, anëtar i Këshillit Politik të ngritur me marrëveshjen politike të 14 Janarit 2020”, thuhet në letrën e Bardhit ndaj Ruçit.

Të fundit