PD ironizon deklaratat e Ramës për reformën në Drejtësi: Ju kthye avazit të vjetër, për shkeljet ‘bashkëpunon’ me ndërkombëtarët

Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i PD-së Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të sotme nga kuvendi të kryeministrit Rama lidhur me reformën në drejtësi.

Paloka shkruan se Rama ‘ju kthye avazit të vjetër’, që shkeljet ligjore dhe kushtetuese i ndërmer në marrëveshje me ndërkombëtarët’.

Paloka thotë se kjo është një taktikë e Ramës për të justifikuar dështimet e tij, duke e akuzuar kreun e qeverisë se të njëjtën metodë ndoqi për tu shfajësuar edhe për kanabizimin e vendit.

“Mos harrojme se kete “taktike” Rama e ndoqi here ne menyre abuzive e here me sukses dhe me kanabizimin e vendit kur perpiqej ta paraqiste realitetin me deklarata te disa diplomateve megjithese kanabisi kishte pushtuar cdo pellembe. Kjo vazhdoi deri sa ju doli boja fare…

Sot, po i njejti ( qe per reformen zgjedhore nuk i do as prane nderkombetaret) nxorri perpara nderkombetaret per te justifikuar shkeljen e Kushtetutes dhe kapjen e drejtesise…

Une nuk e di dhe nuk besoj se ka ndonje perfaqesues te vendeve demokratike qe mbeshteska Ramen ne kapjen e drejtesise ne menyre antikushtetuese.

Nga ajo qe kemi degjuar publikisht, partneret jane angazhuar dhe mbeshtesin ngritjen e nje drejtesie te pakorruptuar e te pavarur. Nje drejtesi qe denon politikanet , qeveritaret e korruptuar e te lidhur me krimin . Ministrat e funksionaret qe ne bashkepunim me krimin kane blere e manipuluar votat e shqiptareve.

Te pakten ne kushtet e Bundestagut keto kemi lexuar . Edhe ne raportet e Departamentit Amerikan te njejten linje kemi pare ( e nuk mund te jete ndryshe) keshtu qe nuk dihet per cilet partnere flet Rama !

Po eshte e vertete qe nderkombetaret , ashtu si opozita, kerkojne ngritjen sa me pare jo vetem te Gjykates Kushtetuese e Gjykates se Larte , po dhe gjithe institucioneve te tjera te parashikuara nga Kushtetuta sidomos SPAK dhe BKH”-shkruan Paloka.

 

 

Rama: Beteja jonë jo me Metën, por me KÇK-në, më 25 nëntor shpalos platformën për ligjin special