Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Namir Lapardhaja
Pavarësisht retorikës të përçdoditshme dhe insistive të PD-së se ‘më 30 qershor zgjedhje nuk do të ketë’, më 1 korrik vijon ende numërimi i kutive të votimit. Nuk dua të bëj cinikun sot me PD-në, një ditë pas këtyre votimeve, ngase mendoj se gjendja aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria, sigurisht jo për faj të saj, është ulëritëse, atmosfera e demokracisë mbytëse dhe vendi i zhytur më shumë se kurrë në baltovinën e autokracisë, një fije larg diktaturës, sinonim i putinizmit rus, mirëpo, në dallim nga ata që thonë se ‘gjithçka e di partia’, mendoj se për situatën e krijuar, bojkotimit të këtyre zgjedhjeve, dhe lënies fushës së lirë, pa lojtarë, pa portier, pa alternativë dhe pa kandidatë, e ka edhe opozita, kryesisht PD-ja, ngase ajo ka përgjegjësinë më të madhe, rrjedhimisht fajin apo meritën.
Nuk po flas këtu për mëkatet e mëdha të Edi Ramës, atmosferën e krijuar prej tij në këto 6 vite qeverisjeje, ku krimi është bërë njësh me pushtetin etj., etj., ngase për to kam folur më parë dhe populli i thjesht demokrat bie dakord, mirëpo nuk i takon atij t'i marrë në konsideratë, ngase sa herë i është kërkuar për të protestuar, e ka bërë një gjë të tillë; sa herë është thërritur për të mbushur sheshet, i është përgjigjur thirrjes dhe sa herë që i kanë thënë se fitorja është e afërt (cila fitore?!), e ka besuar atë, shpeshherë në mënyrë naive.
Përgjegjësia kryesore ngelet mbi lidershipin e Partisë Demokratike, i cili nuk ka ditur që gjithë këtë pakënaqësi të akumuluar në popullatë gjatë kësaj periudhe ta kthejë në mbështetje elektorale dhe besim për kauzat e saj. Pikënisja e kësaj situate për PD-në është Kuvendi i Ri Kombëtar dhe produkti që prodhoi, prej të cilit, si rrallëherë më parë, çdo nismë dhe çdo aksion politik i kësaj kohe, është votuar me 100% të votave, pa asnjë alternativë mendimi dhe pa kurrfarë debati mes radhëve të forumeve të PD-së.
Një gjë e tillë, madje, s’kishte ndodhur as kur PD-në e drejtonte Doktori. E tillë ishte, për shembull, djegia e mandateve nga ana e deputetëve të PD-së, e cila u shndërrua (ashtu si e diela për socialistët) në një ditë feste dhe gëzimi, sikur çoç po ndodhte. Teksa e ndiqja gjithë këtë ngjarje të ububushme në TV dhe rrjetet sociale, m'u kujtua një film, ku marinarët duartrokasin kapitenin e tyre pa e kuptuar aktin e tij. Në fakt, ai po dezertonte nga beteja. Pashë ato ditë kush e kush nga lista pritëse të firmoste më para deklaratën e mosmarrjes së mandatit të deputetit dhe deputetë të PD që e bënin një gjë të tillë për të treguar zellin e madh dhe për të qenë pjesë e protagonizmit për listën pasardhëse (kur do të jetë ajo?!).
PD-ja kishte rënë pre e presionit të militantizmit të verbër, të një euforie shterpe, ndërsa Basha dukej i marrë "peng" nga një grup servilësh dhe puthadorësh, të cilët pa kurrfarë merite e kishin parë veten në listën e tij të deputetëve, ndërkohë që gjatë periudhës së hartimit të asaj liste kishte pasur në dispozicion intelektualët më të spikatur të vendit, ekspertët më të mirë që kishte pasur ndonjëherë e djathta dhe individë me rrezatim të lartë publik.
Se çfarë ndodhi më pas, tanimë, është e njohur nga të gjithë. Për të mos folur këtu se çfarë kishte ajo listë e arnuar keq poshtë emrave fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës, gjë që u pa edhe në momentin e djegies së mandateve.
Por le të kthehemi, pa humbur kohë me gjëra që koha i nxorri të pavlerë, dhe le të përqëndrohemi tek analiza jonë: sot PD-ja ndodhet në udhëkryq. Ajo ndodhet jashtë Parlamentit dhe e papërfaqësuar në asnjë njësi vendore nga 61 bashkitë e vendit, ndërsa partia, si kurrë më parë, është në një pozicion anakronik me të gjithë përfaqësinë perëndimore në Tiranë. (Nuk e dimë se çfarë mendon Trumpi dhe Merkeli për këtë situatë, ngase të gjithë organizmat e tjerë, poshtë tyre, janë shprehur të sinkronizuar në një mënyrë ose në një tjetër!). Do të përmendja një problem shumë të madh të PD-së, i cili u vu re, së pari, në 2017, gjatë periudhës së Çadrës, por edhe tani, para zgjedhjeve lokale: radikalizmi në ekstrem i narrativës politike në atë masë sa pastaj çdo hap tjetër do dukej si "tradhëti", si ulje koke ose si rënie e kauzës së saj.
Gjatë 3 muajve të Çadrës në 2017 u përsërit aq fort dhe në mënyrë, pothuajse, rituale refreni se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka e nuk mund të ketë, mirëpo jo vetëm që zgjedhjet u zhvilluan, por u futën edhe në bashkëqeverisje me Ramën (nuk po diskutoj arsyet e momentin, të cilat edhe mund të ishin të drejta për PD-në, por për insistim në diçka dhe në marrje të kthesës më pas 180 gradë). Po ashtu, edhe me sulmet e LSI-së gjatë së njëjtës periudhë, duke e identifikuar atë me të keqen e madhe e duke u zotuar “kurrë më” aleancë më këtë “bandë kriminale”, ndërkohë që më pas PD-së iu desh të lëpinte (sigurisht i ndikuar nga rrethanat e reja) atë që pikërisht gjatë kësaj periudhe kishte pështyrë.
Ndonëse në politikën tonë këto akrobaci mund të duken normale, në masën e madhe të popullit ato lënë shenja dhe shije jo të mirë. Rrjedhojë e kësaj narrative ekstreme (sërish refreni: “Me Edi Ramën Kryeministër nuk mund e nuk duhet të ketë zgjedhje”) ishte edhe bojkoti i pakuptimtë i zgjedhjeve lokale, edhe pse ato kanë dinamikë tjetër, veçori dhe kolorit lokal, njëkohësisht specifikë të dallueshme nga zgjedhjet e përgjithshme. Mirëpo, për PD-në ajo ishte një zgjedhje e detyrueshme dhe “logjike” e narrativës së saj politike për muaj të tërë, pavarësisht se votimet u bënë dhe ajo ishte e paaftë të bënte diçka konkrete për t’i parandaluar ato, ashtu si kishte pretenduar për një periudhë të gjatë kohore.
Pjesëmarrja e ultë në votimet e së dielës, nga ana tjetër, janë tregues i mundësisë së madhe që do të kishte PD-ja në këto zgjedhje, si pasojë e pakënaqësisë dhe gjendjes aktuale të vendit, duke vijuar drejtimin dhe qeverisjen e disa prej bashkive të mëdha, por, njëkohësisht, duke tentuar të fitonte Durrësin, Elbasanin e bashki të tjera më të vogla, por me peshë elektorale të madhe në zgjedhjet e radhës, kurdo që të bëhen ato. Sot, një ditë pas këtyre votimeve dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, demokratët e këtyre bashkive e shohin veten jo vetëm të papërfaqësuar, në qorrsokak, por, mbi të gjitha, pa kurrfarë drite në fund të tunelit.
Si për të mos mjaftuar bojkotimi i zgjedhjeve lokale dhe lënia e demokratëve pa asnjë lloj përfaqësimi, ende vijohet me të njëjtën retorikë se kjo që ndodhi, për shkak të bojkotit masiv të shqiptarëve, është fitore për PD-në, zgjedhje me Edi Ramën nuk ka e nuk ka për të pasur etj. Vijohet aq shumë me insistim dhe në mënyrë aq të përsëritur, sa përballë faktit të kryer të provokimit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme nga vetë Edi Rama, si pasojë e situatës aspak të favorshme për perspektivën evropiane të vendit, opozita do të jetë përballë murit që vetë vijon të ndërtojë, duke e parë vetveten jashtë çdo lloj përfaqësimi, automatikisht tërësisht jashtë sistemit politik, gjë që mund ta çojë PD-në drejt asgjësimit, çka do të ishte një fatkeqësi e madhe kombëtare.
Në përfundim më duhet të them se një lider dhe lidership i arsyeshëm bën mirë, jo vetëm të dëgjojë mendimet ndryshe, të konsulohet me njerëzit e duhur dhe të reflektojë mbi gabimet, të bëjë të pamundurën të mundur nëpërmjet aftësive të veçanta drejtuese, por, mbi të gjitha, duhet të mbajë përgjegjësi për grigjën që i është besuar, duke mos e çuar ekipin në kufijtë ekzistencialë përballë skuadrës së pushkatimit, pa asnjë mundësi zgjedhjeje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38