Flash News

KRYESORE

PD ka 7 pyetje për ministrin e Brendshëm: A vazhdon Agron Xhafaj trafikun e drogës?

PD ka 7 pyetje për ministrin e Brendshëm: A vazhdon Agron Xhafaj

Partia Demokratike, në emër të opozitës shqiptare kërkon sot përgjigje nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke i drejtuar atij disa pyetje të drejtpërdrejta.

Përmes deputetit Ervin Salianji, PD i drejton 7 pyetje konkrete  ministrit Xhafaj, mes të cilave për të vërtetuar edhe faktin nëse i vëllai vijon ende trafikun ndërkombëtar të drogës, pasi ka siguruar mbrojtjen, ndonëse i dënuar në Itali me 7.2 vjet burg si trafikant.

“1. Ndaj Agron Xhafajt nuk është aplikuar as njëra dhe as tjetra. Ai as ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë, dhe as nuk ka qenë subjekt i masave që parashikon ligji Antimafia.

  1. A bën ai një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negative përballë ligjit, siç ka garantuar publikisht Fatmir Xhafaj?
  2. A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?

4- A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë “vëllai i Ministrit të Brendshëm”, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?

5- A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?

6- A i ka siguruar sot Fatmir Xhafaj paprekshmëri Agron Xhafajt, njëlloj siç bëri dje për dënimin e autoriteteve italiane?

7- A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?

Fatmir Xhafaj duhet të përgjigjet sot! Shqiptarët kanë të drejtë të mësojnë të VËRTETËN mbi këto pyetje!”, pyet deputeti Salianji.

 

 

 

 

Të fundit