Flash News

KRYESORE

PD kallëzon Gramoz Ruçin në Prokurori, e mbështet edhe LSI; 3 akuzat që rëndojnë mbi kreun e Kuvendit

PD kallëzon Gramoz Ruçin në Prokurori, e mbështet edhe

Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal ndaj kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Kallëzimi vjen pas situatës së tensionuar brenda sallës së Kuvendit, gjatë votimit dhe betimit të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Tre akuza rëndojnë sipas PD-së mbi Ruçin, “shpërdorimi i detyrës”, “kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “dëmtime të tjera me dashje”.

Ky vendim është mbështetur edhe nga partia tjetër opozitare, LSI, nëpërmjet një reagimi nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili. Vasili shprehet se “pushtimi militar i Kuvendit, përgjegjësi e rëndë penale e Ruçit”.

“Ruçi, përgjegjës për shkatërrimin e Parlamentit. Garda zaptoi sallën e dhunoi deputetët. Ruçi dhunoi ligjin dhe lejoi hyrjen pa urdhër të gardës. Ruçi përgjegjës, se ligjëroi një votim antikushtetues. S'ka asnjë alibi për Ruçin, që bëri Kuvendin skenën e puçit kushtetues. Fajtor Ruçi, që Kuvendi po përjeton ditët me të zeza. Ruçi duhet të ndiqet penalisht për dhunimin militar të Parlamentit nga Garda”, deklaron Vasili.

Politikanë dhe analistë të njohur kërkojnë prej dy ditësh nisjen e hetimeve ndaj Ruçit, si dhe ndaj Taulant Ballës, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili u kap duke votuar në mënyrë të jashtëligjshme me kartat e deputetëve të PD-së.

Publikohet dokumenti, ja kush firmosi në emër të PD-së për kallëzimin penal ndaj Gramoz Ruçit

Ruçi nuk mohon mbështetjen paraprake të Ulsi Manjës dhe Ermonela Felajt për Arta Markun; përpiqet të justifikojë veprimin e Ballës 

Të fundit