PD kap ‘mat’ Bashkinë e Durrësit; zbulon gafën e bërë tek dokumenti për fondet e rindërtimit (FOTO)

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas deklaratës së Bashkisë Durrës. Përmes një portimi në rrjetet sociale kreu i PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj shkruan vendimi i Këshillit Bashkiak për alokimin e fondeve për rindërtimin u mor pas vizitës së Bashës në Manzë.

Ndërsa e cilëson mashtrim të qeverisë atë që ndodh për fondet e rindërtimit pas tërmetit atë që po ndodh në Durrës, Xhaferraj ndër të tjera shkruan:“Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim”.

Sipas Xhaferajt, Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur me urgjencë vetëm pas denoncimit të Bashës dhe kjo duket qartë në dokumentin e postuar ku shkruhet se vendimi për rindërtimin e shtëpisë së Kadri Barrukut është dhënë ditën e sotme, me datë 10.08.2020.

“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama. Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët, por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferaj.