Flash News

KRYESORE

PD kërkoi shpalljen e gjendjes së emergjencës; si paraqitet situata në Shkodër pas refuzimit nga qeveria

PD kërkoi shpalljen e gjendjes së emergjencës; si paraqitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë shpallen e gjendjes së emergjencës në qytetin e Shkodrës, pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

“I them Ramës që është e palejueshme moralisht dhe kriminale politikisht dhe ligjërisht që t’i mohojë banorëve të përmbytur ndihmën dhe dëmshpërblimin që meritojnë. Mos shpallja e gjendjes së emergjencës i lidh duart pushtetit vendor për të mos u ardhur në ndihmë këtyre banorëve”, deklaroi Basha.

Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua nga Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi me argumentin se situata nuk plotësohen kriteret për kushtet emergjencës.

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku tregohen zona e Dajçit, e cila duket e përpirë nga uji që ka shkaktuar mjaft dëme materiale.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/968972529930321/

Të fundit