Flash News

KRYESORE

PD kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafës dhe liston akuzat, deputetët e PS-së largohen nga komisioni

PD kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafës dhe liston akuzat,

Mëngjesin e sotëm, thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike ishte i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Medias. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho dhe deputeti Flamur Noka, në fjalën e mbajtur u shprehën se pas denoncimit të djeshëm të bërë publik nga selia blu, ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen.

Gjatë fjalës së tyre, Spaho dhe Noka, renditën disa akuza ndaj ministrit të Brendshëm.

Fillimisht deputetët e PS-së, që janë pjesë e komisionit të Medias, nisën të replikonin ndaj deklaratave të PD-së ndërsa pas disa minutash braktisën mbledhjen.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, pas largimit të deputetëve të PS-së, u shpreh se kolegëve të mazhroancës u erdhi ‘urdhri’ me telefon që të braktisnin komisionin.

Të fundit