Flash News

KRYESORE

PD kërkon heqjen e mandatit, reagojnë Rakipi dhe Gjetani, mohojnë akuzat

PD kërkon heqjen e mandatit, reagojnë Rakipi dhe Gjetani, mohojnë

Pas kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të dy deputetëve, atij të PDIU-së në Elbasan, Aqif Rakipi si dhe deputeti të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Gjetan Gjetani, ata mohojnë të kenë të shkuar kriminale.

Aqif Rakipi deklaroi se ky është një sulm politik që bën PD-ja dhe se ai është i gatshëm të hetohet për të shuarën e tij.

“Unë nuk di asgjë për këtë që po bën PD, s’kam dijeni për këtë kërkesë, nuk kam asgjë për këto që pretendojnë ata, pra nuk kam asnjë problem me drejtësinë Italiane. Janë thjesht sulme politike të PD-së, e cila gjithë kohën thotë të njëjtat gjëra. Le të hetojë kush të dojë për personin tim. Do vijoj punën si deputet i qytetit të Elbasanit,”- tha Rakipi.  

Ndërkohë që për “Report Tv”, Gjetan Gjetani shprehet se ende nuk është njohur me kërkesën e Partisë Demokratike por shprehet se nuk ka qenë kurrë në Itali dhe në asnjë vend tjetër jashtë.

“Nuk jam njohur ende me kërkesën e PD-së. Skam qenë në Itali dhe në asnjë vend jashtë,”- pohoi Gjetani.

Të fundit