Flash News

KRYESORE

PD kërkon përgënjeshtrim; gazetarja kundër kolegut: "Nuk ishe në krye të detyrës!" E krahason me rastin e 21 janarit

PD kërkon përgënjeshtrim; gazetarja kundër kolegut:

Nga protesta e ditës së sotme, i plagosur mbeti gazetari Bledi Kasmi.

Partia Demokratike në një reagim për median i kërkoi Report TV që të përgënjeshtronte lajmin se Bledi Kasmi është qëlluar me gur nga protestuesit.

“Kjo është video, e shpërndarë nga Report tv me mashtrimin se Bledi Kasmi është qëlluar me gurë nga protestuesit. Ne e ngadalësuam të njëjtën video ku është bazuar mashtrimi dhe sendi që Report tv e quan gur janë syzet e Bledi Kasmit që i fluturojnë nga koka, pasi ai goditet me shkop gome. PD kërkon përgënjeshtrim nga Report TV dhe mediat që pasqyruan këtë mashtrim”, shkruan PD.

Pas kësaj deklarate ka reaguar gazetarja e Shqiptarja.com, Alba Malltezi,  e cila në Facebook-un e saj shkruan se gazetari Kasmi nuk ishte në krye të detyrës. Ajo bën dhe krahasimin mes gazetarit Fatos Mahmutaj i cili në protestën e 21 janarit u plagos në krye të detyrës dhe Bledi Kasmit.

“Inteligenzia e PD duhet te flase me vertetesi edhe ne kete rrethane, pasi vetem keshtu fiton besimin e militanteve te saj dhe te popullit me gjere. Kryeredaktori i RD qe shihet ne keto pamje, nuk ishte sot ne proteste njesoj sic gazetari Fatos Mahmutaj ishte ne protesten e 21 janarit. E verteta ne driten e diellit flet se gazetari Mahmutaj po raportonte kur plumbi e plagosi ne dore, ndersa sot, kryeredaktori i RD po shtynte barrieren mbi policine, kur polici e qelloi me shkop gome ne koke. Gazetari, kameramani qe raporton dhe plagoset ne krye te nje misioni fisnik, nuk eshte e njejta gje me kryeredaktorin qe shtyn barrieren mbi policine me qellim çarjen e saj. Ne historine e gazetarise se re shqiptare jane plagosur e vrare gazetare, por kjo e sotmja nuk mund te hyje e te jete nje flete ne historine e gazetarisë”, shkruan Malltezi.

Të fundit