Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Partia Demokratike kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor për çështjen e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Është nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka, i cili shprehet se Komisioni është penguar nga institucionet që duhet të japin informacion. Ndaj ai kërkon që çdo institucion që nuk i përgjigjet Komisionit të mbajë përgjegjësi ligjore.
Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet konferenca e kryetarëve.
Kujtojmë që dje Tahiri ankimoi vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rëndë për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij për të pestën herë.
Tahiri ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë pasi, sipas tij, vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova.
“Rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpara nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmejt veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve”.
Më tej ish-ministri shkruan se i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që të përfundojë hetimet për të.