Flash News

KRYESORE

PD konsulencë me agjencitë e huaja për hetimin e kontratave shtetërore, Basha: Aksion i paparë!

PD konsulencë me agjencitë e huaja për hetimin e kontratave

Partia Demokratike do të ndërmarrë një operacion për hetimin e kontratave shtetërore, të dyshuara si afera korruptive.

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi në një dalje për mediat se PD dhe opozita ka marrë ekspertizë të huaj në kontratë të plotë konsulence, të specializuar për hetimin e pasurive të tjetërsuara.

Sipas Bashës, opozita është në kontakt me agjencitë kryesore për luftën kundër krimit  nga Europoli te agjencitë britanike, gjermane, italiane, amerikane, holandeze që do të asistojnë në këtë drejtim.

“Do ndërmarrim operacion të gjerë të paparë e të padëgjuar më parë me shtrije nga Shqipëria e vende të tjera për hetimin e ndëshkimin e vjedhjeve që i janë bërë vendit. Do përfshijë një kuadër ligjor radikal kundër krimit qeveritar, veprimtarisë në fushën e prokurorimeve publike, hetimi me mashtrimin e kontratat e fondet publike, rikuperimit  përmes kontratave. Çdo kontratë koncesionare, shtetërore do konsiderohet si vepër e mundshme kriminale. Do hetohet pa asnjë përjashtim. Çdo ent privat a publike, person i përfshirë në hartimin e këtyre kontratave nga juristët më të thjeshtë te kryeministri do i hetohet pasuria e të ardhurat pa asnjë përjashtim në vend e kudo ti ketë. Hetimi do përqendrohet te paraja, do gjurmojë origjinën e parave të përdorura, destinacionin e parave të marra nga buxheti, ashtu si edhe pasurinë e ish zyrtarëve, ish ministrave që janë larguar e sot po investojnë në luks, vila e hotele, nuk do shpëtojnë.

Do jetë prioritet absolut. Paratë që kanë përfunduar në vila në Romë a Neë York do ju kthehet shqiptarëve.

PD ka marrë ekspertizë të huaj në kontratë të plotë konsulence, të specializuar për hetimin e pasurive të tjetërsuara. Jemi në kontakt me agjencitë kryesore për luftën kundër krimit  nga Europoli te agjencitë britanike, gjermane, italiane, amerikane, holandeze. Të gjithë shumë të gatshëm të ndihmojnë.

Po hartojmë ligje që tani për përgjegjësinë civile të personave privatë dhe dëmet e korrupsionit. Qytetarët do hedhin në gjyq cdo gjyqtar a kompani të dyshimtë.

Politikanët e punonjësit publikë nuk do blejnë dot asnjë kostum pa u hetuar për burimin e parave. Me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirë-qeverisjes.

Vonesa e SPAK, mosemërimi i prokurorit të përgjithshëm, gjykatat kanë qenë verime të qëllimshme të Ramës. Pp e kap drejtësinë me shpresën se do shpëtojë nga hetimi në të ardhmen.  Ju do të trishtoheni, Shqipëria do të gëzohet shumë shpejt”, u shpreh Basha.

Të fundit