Flash News

KRYESORE

PD - Korçë/denoncimi për ish-doganierin e arrestuar, vjen reagimi i avokatit

Lidhur me shkrimin e botuar dje, si një denocim i ardhur nga një demokrat i  degës së PD-së Korçë, në adresë të redaksisë sonë ku thuhej se “doganierët e emëruar nga ish-ministri Ridvan Bode, të arrestuar për “shpërdorim detyre”, sot drejtojnë PD-në e Korçës dhe janë ata që kanë firmosur edhe peticionin për largimin e z.Basha, ka ardhur reagimi i avokatit Mateo Balli, për z. Sokol Kamenica, si personi që i referohej denoncimi në shkrim. Në reagimin e avokatit Balli thuhet se ndaj z. Kamenica, “me ane te vendimit te Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Permet dt. 21/01/2016, eshte bere pushimi i çështjes. Ja reagimi i avokatit:

“Mirmbrema!

Jam avokat Mateo Balli.

Po ju shkruaj si perfaqesuesi ligjor i shtetasit Sokol Kamenica.  Kerkojme pergenjeshtrimin e lajmit tuaj te dt. 10/07/2017, ora 14:21, ne lidhje me shtetasit Sokol Kamenica.

Ju imformojme se, me ane te vendimit te Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Permet dt. 21/01/2016 eshte bere pushimi i ceshtjes ne ngarkim te shtetasit Sokol Kamenica.

(Bashkengjitur foto e dispozitivit te vendimit te Prokurorise)

Gjithashtu, ju vendosim ne dispozicion dispozitivin e vendimit te Gjykates se Rethit Gjyqesor Permet me ane te cilet rregullohet marrdhenia juridike te punes se ketij shtetasi.

Shpresojme ne korektesine tuaj dhe zgjidhjen me mirkuptim te ketij problemi, i cili cenon imazhin dhe figuren e shtetasit te perfaqesuar nga ana ime.

Av. Mateo Balli”

Të fundit