Flash News

KRYESORE

PD kundër buxhetit të Tiranës: Do sjellë më shumë taksa për qytetarët dhe projekte korruptive

PD kundër buxhetit të Tiranës: Do sjellë më shumë

Partia Demokratike ka reaguar pas projekt-buxhetit të miratuar sot nga Bashkia e Tiranës, për të cilin mendon se do të sjellë më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, e po ashtu do të shtojë shpenzimet për administratën.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj parashikon që të shpërdorojë paratë e qytetarëve të Tiranës për të vazhduar idenë e projekteve korruptive edhe klienteliste:

Ajo me pika tregoi të gjitha abuzimet që pritet që të kryhen nga Bashkia e Tiranës, pas miratimit të këtij buxheti.

“1. Parashikon shpenzime konsulence për projektin e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.

  1. Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilësuar atë si hapësirë të kopshtit zoologjik .
  2. Parashikon shpenzime për ndërtimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemën klienteliste edhe korruptive.
  3. Parashikon fryrjen e administratës së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e medieve që me dhjetëra punonjës janë të dedikuar për propagandën e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.
  4. Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.
  5. Parashikon rritjen e taksës së arsimit!”

Sipas PD-së, kemi të bëjmë me një buxhet që qartësisht s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkëve dhe klientëve të Veliajt.

“Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve.”

Të fundit