All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

PD: Lajme të reja nga fronti i vjedhjes me tendera sekret

PD: Lajme të reja nga fronti i vjedhjes me tendera sekret
All - Paragraf - 1

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar SPAK se është e hapur për hetime.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentet në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë.

Sipas Badhit, SPAK nuk ndërhyn dhe kjo sipas tij flet për një koordinim perfekt të një bande hajdutësh.

“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret!

Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!

Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”, shkruan Bardhi.

Të fundit