Flash News

KRYESORE

PD letër Strasburgut: Po shpronësohen për herë të dytë pronarët për t’u pasuruar të tjerët

Partia Demokratike njoftoi se i ka dërguar sot një letër Gjykatës së Strasburgut në lidhje me çështjen e pronave.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një dalje për median shprehet se PD i është drejtuar Strasburgut, pasi Qeveria “Rama” po shpronëson për herë të dytë pronarët, për të pasuruar një grup personash nën termin “pronarë të rinj”.

“Vetë kryeministri Rama u investua personalisht për të miratuar Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, që bie në kundërshtim me Kushtetutën. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për plotësimin e boshllëkut të krijuar nga shfuqizimi i disa dispozitave të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për më shumë se 2 vite”, tha Tabaku.

Pjesë nga deklarata e Tabakut:

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi dje zyrtarisht se qeveria shqiptare ka tentuar të ushtrojë presion dhe e ka konsideruar të papërshtatshme këtë ndërhyrje. Çdo gjë tjetër nga ana e qeverisë dhe prokurorisë është propagandë.

Përfaqësues të qeverisë shqiptare, nën emrin dhe frymëzimin e drejtë për drejtë të Kryeministrit Rama kanë kërkuar të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Europiane në lidhje me shqyrtimin e Ligjit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Një përpjekje e tillë jo vetëm që është e turpshme dhe fyese për një qeveri që këndon refrenin e Reformës në Drejtësi, por mbi të gjitha është edhe akti më domethënës i asaj çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, jo rastësisht komunikimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe emërimet e qeverisë shqiptare pranë kësaj gjykate, janë tërësisht partizane dhe politike. Qëllimi i këtyre emërimeve ka qenë dhe mbetet krijimi i një linje informacioni të drejtpërdrejtë nga Gjykata tek Rama.

Të fundit